Kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në profilin e tij se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.
Ja postimi i tij i plotë:
Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.
Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!
RH