• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Oda Amerikane takon senatorët dhe kongresmenët amerikanë

Redaksia 2LONLINE 4 Nëntor, 2019 3 min
 Oda Amerikane takon senatorët dhe kongresmenët amerikanë

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe rritja e investimeve amerikane në Kosovë, janë kyçe për stabilitetin e tërë rajonit. Ky ishte konkluzioni kryesor nga takimet e Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me anëtarë të Kongresit dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington.

Në takime të ndara me dhjetë ligjvënës amerikanë, lidershipi i Odës Amerikane ka prezantuar zhvillimet e shumta në Kosovë. Mes tjerash, në këto takime është diskutuar edhe për promovimin më të madh të potencialeve ekonomike të Kosovës nga ana e ligjvënësve amerikanë, dhe organizimin e mundshëm nga ana e tyre të delegacioneve tregtare në Kosovë.

Gjatë dy ditëve, delegacioni i Odës Amerikane ka takuar kongresmenët Eliot Engel, Michael Guest, Dean Philips, Bill Flores, David Price (Kryesues i Partneritetit Demokratik te Kongresit), Mark Wayne Mullin, Adrian Smith, Mike Conaway dhe Tim Burchett. Takim shumë i rëndësishëm ishte ai me Senatorin nga Shteti i Ajovas, Charles Grassley, Kryesues i Komitetit për Financa të Senatit Amerikan, komitet ky i cili mbulon fushën e tregtisë dhe të tatimeve. Anëtarët e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane kanë diskutuar edhe për nevojën e vazhdimit të statusit të Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave (GSP) për Kosovën, i cili aktualisht u mundëson kompanive prodhuese nga Kosova eksportimin pa doganë të mbi 3,500 produkteve në SHBA, por edhe zgjerimin e listës me produkte të tjera.

Delegacioni i Odës Amerikane është pritur edhe në Departamentin e Shtetit, në Zyrën e Çështjeve të Evropës Juglindore, ku është diskutuar për nevojën që Kosova të demonstrojë stabilitet politik, të vazhdojë reformat në përmirësimin e mjedisit afarist dhe të promovojë tregtinë e lirë. Mundësitë e reja të financimit për kompanitë kosovare pas krijimit të Korporatës Financiare Zhvillimore (DFC), janë diskutuar në takim me zyrtarët e Korporatës së Investimeve Private Tejoqeanike (OPIC). Pas Uashingtonit, lidershipi i Odës Ekonomike Amerikane do të udhëtojë për në shtetin amerikan të Minnesotas, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me këtë shtet, në të cilin një numër i madh i kompanive nga lista “Fortune 500″e kanë selinë e tyre.

Etiketa:kongresmenët amerikanë Oda Amerikane
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kamenica ka bërë finalizimin e “Letrës së Bardhë” me qëllim të zhvillimit

7 Dhjetor, 2023
Promo

Hidromorava: Ja në cilat zona do të kryhen sot intervenimet e nevojshme

7 Dhjetor, 2023
Policia

Policia e Kosovës arreston të dyshuarit për “tregti të ndaluar”

7 Dhjetor, 2023
Opinion

Liridona Ademaj në botën tjetër, Naim Murseli me shokë në burg, po

7 Dhjetor, 2023
Lajme të ngjashme

Oda Amerikane në Kosovë kërkon heqjen e masave kufizuese në importe të cilat afektojnë mallrat e kompanive në pronësi ndërkombëtare

5 Shtator, 2023

Oda Amerikane i kërkon Qeverisë që të adresojë menjëherë sfidat e rritjes ekonomike

28 Korrik, 2023

Një vit më pas: Oda Amerikane në Evropë është e palëkundur në mbështetje të popullit të Ukrainës

24 Shkurt, 2023

Oda Amerikane fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë me diskutim për programet e mbështetjes së startup-eve

15 Nëntor, 2022

Oda Amerikane fton Kosovën të konsiderojë pjesëmarrjen në iniciativën e Ballkanit të Hapur

15 Qershor, 2022

Oda Amerikane përsërit shqetësimin e saj kundër tërheqjes së kursimeve pensionale

30 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com