Delegatët e Aleancës të të Rinjve të Kosovës (ARK) në Gjilan kanë zgjedhur sot Këshillin Drejtues prej 30 anëtarëve, më pas Këshilli Drejtues e zgjodhi Arlind Vokshin kryetar i të Rinjve të Aleancës në Gjilan, student në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan.
Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK) në Gjilan sot ka mbajtur Kuvendin e VI-të zgjedhor. Në këtë kuvend kishte një numër të madh të të rinjve, e ku pothuajse ishin mbi 300 persona Në këtë Kuvend morën pjesë edhe anëtarë të nivelit qendror të AAK’së, duke përfshirë nënkryetarët e AAK’së, Ahmet Isufi dhe Gazmend Abrashi si dhe kryetarja e gruas Magbule Shkodra.
Kuvendin zgjedhor e përshëndeti Kryetari i Degës së Alenacës për Ardhmërin ëe Kosovës (AAK) në Gjilan, z. Rexhep Kadriu.
Në një ambient madhështor me një prezencë jashtëzakonisht të madhe, mbështetje e madhe iu dha kryetarit t Degës së AAK-së në Gjilan, njëherit nënkryetarit të komunës z. Rexhep Kadriu, i cili iu drejtua të rinjve gjilanas me mesazhin për një fitore bindëse, si në Gjilan e po ashtu edhe në nivel vendi.
“Me moton “unë besoj në juve, ju besoni në mua”, kuvendi me 90 delegatë të ARK’së të cilët ishin prezent kanë zgjedhur Këshillin Drejtues prej 30 anëtarëve. Më pastaj Këshilli Drejtues e zgjodhi Kryetarin e te rinjve të Aleancës në Gjilan. Kryetar u zgjodh Arlind Vokshi, i cili është student në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan.