Fal fitores ndaj Brightonit, Manchester City është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Premier Ligës.
Kështu, portjeri i Kosovës Arjanet Muriçi u bë futbollisti i parë Kosovar që merr titull të Premier Ligës. 20 vjeçari është futbollisti i parë me nënshtetësi kosovare që fiton titullin e kampionit në Premier Ligë.
Por, Aro Muriç në këtë edicion nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Premier Ligë.
Sipas rregullorës një futbollist duhet të ketë minimum 5 ndeshje të zhvilluara brenda një edicioni që të marr medaljen.
Megjithatë nëse klubi bën kërkecë specifike që një futbollist të marr medalje, në këtë rast që Aro Muric ka qenë 37 ndeshje në bankë rezervë, atëherë edhe Muriç mund të pranoj medaljen.