Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi ka thënë se qeverisja lokale në komunën e Bujanocit nuk ka punuar ndonjë projekt të vetin.
Ai në një intervistë për Titulli.com është shprehur se ka pasur mjaft simpoziume, konferenca, vizita, seminare, ngjyrosje të pllakave në shesh, blerje të orendive, por asgjë për qytetarët.
“Votimi blanko dy herë i Qeverisë në Beograd është mjaft i habitshëm dhe kërkon analizë të thellë, sepse nëse qëllimin e kanë ta rehatojnë Riza Halimin me ndonjë post republikan pa e zgjidhur edhe një problem të vetëm të popullatës, mund të konstatoj se kjo marrëveshje është shumë degraduese”, ka deklaruar Arifi.
Ai ka numëruar dhe sukseset e partisë së tij në kohën që ka qeverisur me komunën e Bujanocit.
Për më tepër: lexo:Intervistën në Titulli.com