Pas situatës së re politike të krijuar në kuvendin komunal në Preshevë, Alternativa për Ndryshim ka mbajtur konferencë për shtyp duke vlerësuar se ngjarjet e fundit politike në Komunën e Preshevës janë një shembull i një pushteti destruktiv të instaluar më 10 mars të këtij viti
“Koalicioni qeverisës PVD, BDL, UDSH dhe Grupi PDSH i formuar në rrethana të dyshimta, të kryesuar nga Riza Halimi është larguar sot në mungesë të mazhorancës në Asamblenë Komuale. Projektet e rëndësishme vitale (ekonomike, kulturore dhe sociale) të aprovuara në kuvendin Komunal gjatë vitit të kaluar nën udhëheqjen ekzekutive të APN-së, janë prolonguar dhe bastarduar nga ky koalicion qeverisës për ambicje dhe interesat e tyre klanore” ka thënë Gazmedn Selmani, sekretar i kësaj partie.
Ai theksoi se APN zotohet se procesi duhet të jetë në përputhshmëri me vullnetin politik të qytetarëve të Preshevës dhe se pushteti duhet bazuar në principe progresiste evropiane.
Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi tha se qeverisja e tanishme e ka për detyrë të njoftoj ministrinë për situatën e krijuar ndërsa komunës i ka shkaktuar një dëm prej 5 milionë eurosh.
Arifi u shpreh gjatë konferencës se organi i përkohshëm në komunën e Preshevës i takon Alternativës për ndryshim me 2 antarë dhe kryetari, pasi sipas tij, APN është fraksioni më i madh në Kuvend.
BURIMI: Titulli.com