Me rastin e shënimit të Ditës së Gruas – 8 Marsin, kryetari i komunës së Bujanocit ka pritur në kabinetin e tij punonjëset e Administratës Komunale, ku i shprehu urimet për këtë ditë, si dhe falënderoi ato për punën e palodhshme që ato bëjnë çdo ditë për t’i shërbyer komunitetit.
Në këtë ditë, kryetari Arifi kujtoi edhe lëvizjet e para të grave për më shumë drejtësi, barazi e paqe.
Ai, më tej theksoi, që do të vazhdojë të angazhohet për një shoqëri më të barabartë në komunë të Bujanocit.