DYLON

Haliti: Komuna e përkushtuar për barazi gjinore

Haliti: Komuna e përkushtuar për barazi gjinore
Avatar photo Redaksia

Kryetari Haliti priti në takim gratë që punojnë në institucionet komunale, Iu uroI 8 Marsin dhe foli për përkushtimin e komunës për barazi gjinore.

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka organizuar pritje për femrat të cilat punojnë në institucionin e komunës. Me që rast ai ju ka uruar atyre këtë ditë dhe ju ka ndarë disa dhurata simbolike.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti gjatë këtij takimi i ka uruar gratë për nder të festës së 8 marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas duke e çmuar lartë kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës.

“Sot në këtë ditë madhështore dëshiroj të ju urojë të gjithë grave kudo që janë ditën e tyre. Një urim i veçantë shkon edhe për nënat tona pa asnjë dallim, fetar e kombëtar”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai gjithashtu ka folur për punën që po bënë Komuna e Vitisë, në çështjen e barazisë shoqërore në veçanti të barazisë gjinore duke përmendur edhe punët që ka bërë dhe po bënë kjo komunë në këtë drejtim.

Kryetari Haliti tha se qeverisja e tij synon që Vitia të jetë një shembull i mirë në përparimin e të drejtave të grave në një shoqëri me mundësi të barabarta.

Përndryshe dhuratën e parë e ka ndarë për një shërbyese civile e cila nuk ka mundur të jetë e pranishme në këtë takim për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai i uroj asaj shërim të shpejt.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.