Arianit Ibrahimi nga Aleanca Kosova e re (AKR), ka shkruar në profilin e tij se ndihet i privilegjuar nga partia për besimin e dhënë për ta nominuar për Deputet të Republikës së Kosovës/ “Falenderoj për mbështetjen dhe përkrahjen Degën e AKR-së në Gjilan, si dhe Presidentin Behgjet Pacolli”.
Ja postimi i plotë:
Të dashur qytetar të Gjilanit
Ndihem i privilegjuar nga partia për besimin e dhënë për të më nominuar për Deputet të Republikës së Kosovës, falënderoj për mbështetjen dhe përkrahjen Degën e AKR-ës në Gjilan, si dhe Presidentin Behgjet Pacolli.
Karriera ime politike e ka pikënisjen që nga mosha rinore, gjithnjë në mbrojtjen e të drejtave të të rinjve, në promovimin e vlerave të tyre, në organizimin e shumë aktiviteteve, trajnimeve, seminareve në sensibilizimin e të rinjve nga dukurit negative, përvoja ime e hershme më mundëson që ti njoh mirë nevojat, brengat dhe problemet e tyre me të cilat ballafaqohen çdo ditë.
Si përfaqësues i gjeneratës re, kam vullnetin, motivin për të qenë një zë i fuqishëm në Kuvend, AKR është e dëshmuar që nga themelimi i saj për qeverisje me duar të pastërta, pa asnjë aferë korruptive ose skandal, kjo na bënë të jemi ballëhapur para qytetarit, po ashtu për këto zgjedhje do ta kemi programin ma përmbajtjesor për tua prezantuar qytetarëve.
Me çka identifikohem përgjatë gjithë rrugëtimit tim politik, është sinqeriteti, transparenca, serioziteti në punë, andaj pres përkrahje të pa rezervë nga të gjitha shtresat e shoqërisë.
Me respekt
Arianiti