Fotografi Arbër Elezi, nga Gjilani, i pari edhe në samitin ndërkombëtar të fotografisë.
Samiti Ndërkombëtar i Fotografisë i cili kësaj radhe është mbajtur për herë të parë në Ballkan, më konkretisht në Maqedoni, ka mbledhur në një vend fotografë nga vende dhe profileve të ndryshme.
Në këtë Samit për herë të parë ka marrë pjesë edhe fotografi kosovar Arbër Elezi (Gjilan), duke arritur kështu të dalë edhe fitues i kësaj gare në mes të një konkurrence shumë të fortë.
Fotografi Arbër Elezi ka treguar se juria profesionale e këtij Samiti ka qenë në përbërje me fotografë të cilët kanë me dhjetëra çmime ndërkombëtare dhe vijnë nga 12 shtete të ndryshme si: Franca, Polonia, Turqia, Portugalia, Rusia si dhe vendet aziatike.
Kjo juri unanimisht e ka vlerësuar me pikë maksimale fotografinë e Elezit, duke e bërë kështu atë të vetmin i cili ka arritur t’i marrë pikët maksimale në këtë garë.