Llabjan: Arrestohet një serb, ka demoluar xhaminë, shkollën, ambulancën dhe disa shtëpi privatefotoilustruese

Llabjan: Arrestohet një serb, ka demoluar xhaminë, shkollën, ambulancën dhe disa shtëpi private

Në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës, një persona i nacionalitetit serb ka demoluar xhaminë e fshatit, shkollën, ambulancën dhe disa shtëpi private.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se një serb banorë i Llabjanit i moshës madhore është arrestuar nga policia, pasi dyshohet ta ketë bërë ktë vepër. Ai po intervistohet nga policia.

E, Partia FJALA ka dënuar sulmin që ndodhi në Xhaminë, shkollën dhe ambulancën e fshatit Novobërdë nga përsoni i komunitetit serb

“Dënojmë sulmin që ndodhi në Xhaminë, shkollën dhe ambulancën e fshatit Novobërdë nga përsoni i komunitetit serb.

Sulmet mbi objektet fetare qofshin Xhamia apo Kisha janë të papranuara për shoqërinë tonë kosovare e cila shquhet për bashkëjetesë dhe tolerancë të shkëlqyer ndërfetare.

Njëherit kërkojmë nga organet e drejtësisë që të veprojnë konform ligjit dhe sulmuesi të merr dënimin e merituar, thueht në këtë reagim.

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE