Dueli mes Ferizajt dhe Llapit në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll është pezulluar për shkak të borës së madhe që ka rënë në Ferizaj.
Delegati i ndeshjes Afrim Nebiu së bashku me gjyqtarët e ndeshjes me në krye Gramos Shalën, kapitenët e dy skuadrave Taulant Dajaku (Ferizaj) dhe Benjamin Emini (Llapi) vendosën që mos ta nisin ndeshjen fare.
Shtyhet ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Llapit për shkak të reshjeve të mëdha të borës në stadiumin e Ferizajt.