Ansambli “Gjilani” është fitues i vendit të -I-rë, në Festivalin tradicional “Këngë Jeho 2019’, mbajtur në Strugë. E diela ishte nata finale e Festivalit të Këngës dhe Valles Shqipe “Këngë Jeho 2019{- Strugë,
“Ansambli “Gjilani” u paraqit me valle burimore nga treva jonë dhe kolazh vallesh Kosovare nga grupi i valltarëve në krye me valltarin e mirënjohur Rifat Idrizi, me këngë të përzgjedhura nga mjeshtri ynë Murat Ismajli e aranzhmanet e Burhan Azizit dhe orkestrës profesioniste, ku interpretuan këngëtarët me një bagazh të jashtëzakonshëm: Qemajl Musliu, Remzi Leka, Nazim Gagica, Adnan Leka, Diana Toska,Besiana Shkodra, Eronitë Qerimi, Meti Maloku dhe Nehat Ferati,
“Në emër të Ansambli Gjilani i falënderohemi organizatorit, jurisë profesionale për vlerësimin, të gjithë pjesëtarëve të Ansamblit për kontributin e pashoq , gjithashtu faleminderit Komunës së Gjilani në krye me kryetarin, Lutfi Haziri, për mbështetje për ta realizuar këtë përfaqësim,,duke shpresuar që në të ardhmen mbështetja do te jetë edhe më e madhe, për t’i kultivuar dhe ruajtura vlerat e kulturës sonë”, thekson Nehat Ferati.