DYLON

Lajm i trishtë: Ndahet nga jeta Nehat Ferati

Lajm i trishtë: Ndahet nga jeta Nehat Ferati
Avatar photo Redaksia

Eshtë ndarë sot nga jeta, Nehat Ferati kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”.

Sa e sa lajme të mira na i sillte përherë për arritjet dhe çmimet qoftë për vete si këngëtar e instrumentist, por edhe lajme për arritje e çmime të tjera që merrnin kolegët e tij nga AKV “Gjilani”, artistë të tjerë, por edhe vet ansambli, si në gara brenda Kosovës, po ashtu edhe jashtë vendit, ndërsa sot, ne duhet të shkruajmë lajmin e kobshëm për ikjen e tij nga kjo botë.

EkoHigjiena

Nehat Ferati ishte njeriu pozitiv dhe profesional në fushën e tij, që kontribuojë shumë në fushën e muzikës duke i nderuar mbarë artistët në Gjilan, por edhe vet komunën e Gjilanit dhe Kosovën.

Nazim Gagica ka bërë një dedikim prekës për kolegun e tij:

***
I trishtuar nga lajmi për ndarjen në moshë ende të re të mikut tim, kolegut, vellait tonë, artistit, Nehat Ferati.

Nuk e kisha menduar se do të shkruaj kështu për ty shok, jam thellësisht i tronditur.

Ikja jote herët në amshim, ka me lënë boshllëk kudo që ti ke qenë prezent; mes miqësh, në profesion, në Gjilan e kudo.

E pamundur të gjejë fjalë për të treguar kush ishe për mua, thjeshtë e pamundur!

Ngushëllime familjes, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën!

U prehsh në paqe, Nehat!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.