DYLON

Ministri i MPB-së priti në takim kryetarin e komunës së Novobërdës

Ministri i MPB-së priti në takim kryetarin e komunës së Novobërdës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim kryetarin e komunës së Novobërdës,  Svetisllav Ivanoviq dhe nënkryetarin e komunës,Bajrush Ymeri, ku diskutuan sa i përket bashkëpunimit të nivelit qendror dhe lokal me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Në këtë takim theks i veçantë i vu rëndësisë së gjendjes së sigurisë në këtë komunë, ku u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë. Me këtë rast ministri Mustafa theksoi se MPB do të vazhdojë përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ministri Mustafa vlerësoi përpjekjet e zyrtarëve të kësaj komune në inkurajimin e bashkëjetesës mes dy komuniteteve dhe vlerësoi se një numër i madh i qytetarëve kanë shfrytëzuar shërbimet e Agjencisë së Regjistrimit Civil, për tu pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.