Mbrëmë është mbajtur nata e tretë e Festivalit mbarëkombëtar të këngës dhe valles shqipe, me të cilën ngjarje edhe ka përfunduar Manifestimi tradicional kulturo sportiv “Flakadani i Karadakut 2017”.
Në natën finale të Festivalit, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, të cilit i është ndarë një mirënjohje nga Unioni i shoqatave shqiptare në Suedi.
Ndërkohë që juria profesionale e përbërë nga Sami Pira , Dilaver kryeziu dhe Zija Aliu, ka ndarë çmime për më të dalluarit në kostumografi, koreografi dhe solisten më të mirë të Festivalit, kurse vendin e parë e mori AKV “Emin Duraku” nga Shkupi, vendin e dytë AKV “Gjilani” nga Gjilani dhe vendi i tretë “Vaçe Zela” nga Lushnja.
Ndërkaq, çmimi special i është nderuar Ansambli i Unionit të Shoqatave shqiptare në Suedi “Liria”. Në mesin e shumë shoqërive dhe Ansambleve, Festivalin e ka nderuar në cilësinë e mysafirit Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve “Shota”.