DYLON

Liridona Rrahmani shpallet fituese e fotografisë “Flakadani i Karadakut 2017”

Liridona Rrahmani
Avatar photo Redaksia

Aktivitete 6 ditore të Manifestimit mbarëkombëtar “Flakadani i Karadakut 2017” janë përmbyllur mbrëmë me zgjedhjen e fotografisë më të mirë të bërë gatë këtij manifestimi.

Fotografia më e mirë është vlerësuar nga fotografi i njohur Kosovar, Arton Humolli ku nga 7 fotografë të cilët kishin përcjellë të gjitha aktivitetet kulturore, sportive e artistike fituese e kësaj gare doli fotografja Liridona Rrahmani.

Kurse, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani falënderoj të gjithë fotografët për fotografitë të cilat ata i kanë bërë gjatë këtij manifestimi.

EkoHigjiena

Gjithashtu në këtë mbrëmje DKRS-ja e Vitisë ka shpërndarë edhe falënderime për të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi duke filluar nga fotografët e deri të pjesëmarrësit në festivalin e këngëve dhe valleve “ Flakadani i Karadakut 2017”.

Drejtoresha Sylejmani ndër tjerash falënderoj edhe trupën koordinuese të cilët në vazhdimësi janë përkujdesur që aktivitet e “Flakadanit të Karadakut” organizohen sa më mirë.

Kurse ekspozita e fotografisë do të qëndroj e hapur për 10 ditë në Galerinë e Artëve brenda Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.