Ekspertët rekomandojnë ta zvogëloni sasinë e kripës në ushqim dhe të hani shumë pemë e perime. Kripa e rritë shtypjen e gjakut – pra, aq më shumë kripë që hani, aq më e lartë do të jetë shtypja e gjakut.
Sa i përket asaj se çfarë duhet të pini për ta parandaluar apo zvogëluar shtypjen e lartë të gjakut, disa pije konsiderohen si më të këqija se tjerat.
Pijet energjike janë zbuluar se e rrisin shtypjen e lartë të gjakut, ku Shoqata Amerikane e Zemrës i ka ndërlidhur këto pije me ritme anormale të zemrës.
Sipas ekspertëve amerikanë, dy pije energjike në ditë e rrisin rrezikun e ritmeve anormale të zemrës dhe shtypjes së lartë të gjakut.
Pijet tjera që duhet t’i shmangni janë alkooli dhe kafeina. Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit e rritë shtypjen e gjakut përgjatë kohës.
Ndërkaq, doktorët nuk rekomandojnë t’i konsumoni më shumë se katër kafe në ditë.