Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takim me ekspertët e projektit EUKOJUST.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i draftit fillestar të Planit për sistematizimin, digjitalizimin dhe automatizimin e arkivave për Këshillin Prokurorial të Kosovës, plan i përgatitur nga eksperti Simone Ginzburg.
Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e projektit, gjithashtu u dhanë komentet dhe sugjerimet e nevojshme lidhur me finalizimin e Planit.
Në fund u propozua që takimi i radhës të ketë pjesëmarrje më të gjerë, duke përfshirë përfaqësuesit e Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me qëllim të shkëmbimit dhe unifikimit të procedurës për ruajtjen, transferimin, asgjësimin e regjistrave dhe lëndëve, si dhe listës me afate të ruajtjes së dokumenteve arkivore të krijuara nga sistemi prokurorial. /2LONLINE/