DYLON

Policia e Kosovës: Brenda ditës 47 aksidente, shqiptohen 2 mijë e 186 gjoba trafiku

Policia e Kosovës: Brenda ditës 47 aksidente, shqiptohen 2 mijë e 186 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 47 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 2 mijë e 186 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.

Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, nga të cilat 11 me lëndime në njerëz, 36 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 25 persona, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/