Që pas çlirimit, organizimi i mbajtjes së zgjedhjeve të para për Parlament në vitin 2001 Republika e Kosovës asnjëherë duke përfshirë edhe këto zgjedhje të caktuara që do të mbahen më 11 qershor të muajit tjetër për legjislaturën e gjashtë janë me sistemin zgjedhor një zonë zgjedhore e tërë Kosova.
Refik HASANI
Edhe pse janë ndërruar nga sistemi me lista të mbyllura në vitin 2001 dhe në vitin 2004 kurse zgjedhjet që u organizuan me sistem me lista të hapura, në vitin 2007 , 2010, 2014 dhe këto të datës 11 qershor 2017.
Në të gjitha këto pesë legjislatura të Parlamentit të Kosovës Anamorava si një rajon strategjik të interesit Ekonomik dhe Kombëtarë sikur nuk pati investime kapitale dhe përfaqësime në pozita kyçe në nivelin qendror të Kosovës.
Jo që nuk pati përfaqësime të Deputetëve nga ky Rajon por nuk u arritë që diçka konkretisht të investohet, prandaj Anamorava më së shumti ka nevojë për më shumë zona zgjedhore, jo si deri më tani një zonë e vetme sepse ky sistem zgjedhor për Anamoravën ishte e pafavorshme.
Mbetja e Autostradës që lidh Anamoravën është një nga arsyet pse Anamorava ka nevojë që të jetë një zonë zgjedhore. Arsye tjetër është nëse në Anamoravë nuk ka zhvillim, investim atëherë Medvegja, Bujanoci dhe Presheva do të mbetën shumë larg Prishtinës, Tiranës dhe bregdetit shqiptarë.
Sikur të ishin të një zone zgjedhore deputetët do të behën bashkë, mungesa e kësaj s’ka investime në këtë pjesë dhe të dy Rajoneve që ndërlidhen dhe më lehtë do t’i braktisin këto troje në mungesë të një perspektive.
Duke parë këtë nga shumë këndvështrime ky rajon është interes jetik të bëhet një zonë e vetme dhe kështu deputetët e të gjitha partive më lehtë do të gjenin interesin e rajonit që e përfaqësojnë dhe do të reflektojnë jo vetëm të Anamoravës por edhe investime në ndërlidhjen me infrastrukturë me krahinën shqiptare të mbetur nënë administrimin e Serbisë.
Ashtu si janë Rajonet e ndara të targave të automjeteve apo ndonjë model tjetër do të duhej të ndahet në shumë zona zgjedhore Kosova.
Gjilani si një trekëndësh kufitar që përmes këtij Rajoni lidhet Medvegja, Bujanoci dhe Presheva dhe Rajoni i Kumanovës me Likovë të Maqedonisë fqinje.
Fakti që sistemi zgjedhor me një zonë zgjedhore ka ndikuar drejtpërdrejtë në mbetjen pa investime të këtij rajoni dhe ku ndërlidhen edhe dy Rajone apo krahina tjera shqiptare
Mbesim me shpresë që vetëm edhe legjislatura e gjashtë do të jetë me këtë sistem zgjedhor dhe do të ndryshoj në të mirë të ndarje së barabartë të përfaqësimit dhe investimeve.