Grupi punues për organizimin e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit ka mbajtur takim për të analizuar ecurinë e kësaj jave.
Kryesuesi i këtij grupi, Basri Kastrati, ka thënë se qëllimi i këtij takimi është të analizohen aktivitetet apo edhe lëshimet eventuale, të bëra gjatë Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit.
Gjatë takimit, u diskutua se si të veprohet në të ardhmen dhe çfarë duhet të bëhet edhe më mirë për të dërguar mesazhin e duhur që viktimat e krimit të trajtohen me prioritet dhe pa vonesa, por edhe të bëhet një sensibilizim më i madh i opinionit të gjerë. /2LONLINE.com/