DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan mban takim në kuadër të ‘’Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit’’

Prokuroria Themelore në Gjilan mban takim në kuadër të ‘’Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit’’
Avatar photo Redaksia

Nën patronatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka mbajtur takim në kuadër të ‘’Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit 2023’’.

Në këtë takim, i cili është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, morën pjesë edhe drejtori rajonal nga Policia e Kosovës në Gjilan, Agron Rukiqi, zëvendës kryetari nga Gjykata Themelore në Gjilan, Rilind Sermaxhaj, prokurorë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, përfaqësues tjerë nga policia rajonale e Gjilanit, përfaqësues nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, Strehimorja, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, Avokati i Popullit, si dhe psikologia klinike nga QKMF në Gjilan.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Kadriu fillimisht theksoi se Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit ka për qëllim sensibilizimin e opinionit publik për domosdoshmërinë e trajtimit sa më dinjitoz për të drejtat e viktimave të krimit.

Në këtë takim u diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione në  realizimin e obligimeve të tyre, gjatë mbrojtjes së viktimave të krimit, duke u koordinuar në rritje të bashkëpunimit dhe angazhimit edhe më të madh në ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjen e tyre, duke iu ofruar trajtim sa më adekuat, në mënyrë që të mos riviktimizohen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.