Ministria e Zhvillimit Rajonal, AZHR – Lindje është duke implementuar projeketin “Analiza e pasojave nga COVID19 në bizneset mikro dhe të vogla në rajonin Lindje”.
Përmes këtij projekti do të bëhen analiza dhe do të sigurohen të dhëna që do të jenë në shërbim të institucioneve lokale dhe qendrore sa i përket pasojave të Pandemisë COVID19 në ekonominë lokale/rajonale, me theks të veçantë tek ndërmarrjet mikro dhe të vogla.
Rezultatet e kësaj analize do t’u shërbejnë vendimmarrësve në nivelin qendror për të krijuar politika dhe për të ndërmarrë masa për intervenime shtesë për rimëkëmbjen e kësaj kategorie të bizneseve.
Përveç takimit direkt me një numër të bizneseve të përzgjedhura, AZHR Lindje për këtë qëllim ka përgatitur dhe publikuar pyetësorin në gjuhën shqipe dhe serbe në web i cili është qasshëm online për të gjitha bizneset e rajonit Lindor dhe të gjitha bizneset e interesuara mund ta plotësojnë këtë pyetësor online duke u kyçur ne kete link: www.rdaeast.eu
Në fund të projektit AZHR Lindje do të përgatis një raport gjithpërfshirës lidhur me pasojat e COVID19 në Rajonin Ekonomik Lindje, dhe përmes këtij raporti do të pasqyrohen sektorët e afektuar nga Pandemia si dhe do të përgatiten rekomandime për institucionet lokale dhe qendrore. /2LONLINE.com/