DYLON

Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë takim, nenkryetari Ismajli bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: 2684 të rezultuar pozitivë, 2222 të shëruar, 386 raste aktive, 76 të vdekur, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 72, ndërkaq mostra në pritje janë 134. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.