Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), dje kryetari ShukriYmeri, e priti në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott.
Gjatë takimit në një atmosferë diskutimesh miqësore ndër të tjera është biseduar me shumë interes për gjitha fushat e Këshillit Kombëtar Shqiptar që ka kompetencë dhe zgjidhja e problemeve dhe qasja ndaj sfidave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thuhet në njoftimin e KKSH-së.
ShukriYmeri falënderoi për vizitën që po i bënë Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njëkohësisht e njoftoji me gjendjen në KKSH dhe sfidat me të cilat po përballen shqiptarët e këtij rajoni./
BURIMI: Titulli.com