DYLON

Revitalizimi i Komiteteve Lokale për Siguri Publike në Gjilan

Revitalizimi i Komiteteve Lokale për Siguri Publike në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Sot Me 22 qershor, OSBE se bashku me Policinë e Kosovës mbajti trajnimin për anëtarët e rinj të Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP) nga fshati Ponesh, Livoq i Epërm dhe nga Lagjja “Abdullah Presheva”.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se trajnimi është mbajt në Shkollën fillore “Rexhep Elmazi” nga, trajnerë të certifikuar nga OSBE, të mbështetur nga njësiti i Policisë në komunitetet, stacionit policor në Gjilan.

Në aktivitet kanë marr pjesë 20 pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit, komunitetit i studenteve, komuniteti i fshatarëve etj.

EkoHigjiena

“Të gjithë pjesëmarrësit janë certifikuar nga OSBE dhe Policia e Kosovës. Trajnimi do te përfshije fazën e partneritetit dhe zgjidhjes se problemeve të komuniteteve, krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të githë”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.