Sot delegacion i Alternativës, Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila me deputetin Ilir Deda dhe Kryetarin e degës së Gjilanit Alfred Halili, vizituan komunën e Bujanocit.
Në takim shumë miqësor me z. Shaip Kamberi, Kryetar i Bujanocit, znj. Ardita Sinani, nënkryetare e Partisë së Veprimit Demokratik, dhe z. Fatmir Hasani deputet në Kuvendin e Serbisë – përkrahëm qëndrimin që Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, dhe jo në mënyrë parciale.
Në këtë takim u dakordua që do ta shtyejmë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u dakorduam që të intensifikojmë komunikimin mes nesh.
Gjithashtu, ky delagacion u takua edhe me z. Adnan Salihu, Kryetar i Kuvendit Komunal nga Lëvizja e Progresit Demokratik, ku u bisedua për situatën aktuale.