Marrëveshja e përkohshme në prag të skadimit, 20 punëtorë do të mbesin pa punë!

Marrëveshja e përkohshme në prag të skadimit, 20 punëtorë do të mbesin pa punë!

Drejtues të Kompanisë “EcoHigjiena” kanë bërë të ditur se marrëveshja e përkohshme me Komunën e Gjilanit, për mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike, trotuareve dhe parqeve të qytetit, e lidhur për më së shumti pesë muaj, do të skadojë në fund të shtatorit.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Kompanisë “EcoHigjiena”, Senad Ramaj, Komuna e Gjilanit kishte nënshkruar një kontratë të përkohshme të shërbimit publik me EcoHigjiena, një kontratë që parashihej të zgjaste më së shumti 5 muaj dhe që kishte mundësuar që 20 punëtorë, mirëmbajtës të hapësirave publike, të rikthehen në punë, për këtë periudhë kohore.

Por, tani që kjo kontratë është në prag të skadimit, ndërkohë që autoriteti kontraktues, në këtë rast Komuna e Gjilanit ende nuk e ka shpallë fituesin e tenderit për mirëmbajte të hapësirave publike, rrjedhimisht këta 20 punëtorët do të mbesin pa punë.

Në një prononcim për Portalin 2LONLINE, Ramaj ka thënë se kushdo që do të jetë fitues i tenderit, do të ishte mirë që në të, të sistemoheshin edhe këta 20 punëtorë. Sipas tij, po të jetë fitues EcoHigjiena, kontrata me ta do të vazhdohej, por se sipas tij dosjet tani më janë hapur dhe ka dal që Kompania që drejton ai është më e shtrenjtë, dhe bazuar në atë, se predispozitat për të fituar i ka ofertuesi më i lirë, tha se nuk pret të jetë fitues, por se sipas tij ky nuk është halli i tij, nëse do të sistemoheshin këta 20 punëtorë.

AI tha se nuk është i interesuar që me çdo kush të jetë fitues, por ka thënë se komuna do të duhej të merrej vesh me këdo që do të jetë fituesi që t’i sistemojë këta punëtorë. Madje ai tha se po të donte komuna mund ta zgjidhte këtë çështje edhe më ndërmarrjen që e ka në pronësi të plotë, ndërmarrjen “Tregu”, dhe t’i i sistemonte këta punëtorë, për çka do ta kishte përkrahjen tonë.

Ramaj tha se është shumë i interesuar që të rehatohen këta punëtorë mirëmbajtës të sipërfaqeve publike. “Ne përherë kemi bërë kërkesë te institucionet komunale, që pavarësisht kush do të jetë përfitues i tenderit, duhet t’i përfshijnë këta punëtorë sepse janë punëtorë me përvojë dhe e njohin mirë punën e tyre”, ka thënë ai.

Përndryshe, Ramaj ka thënë se nëse nuk do të kenë kontratë për mirëmbajte të hapësirave publike, nuk ka mundësi sistemi i tyre, sepse ata kanë sektorin e grumbullimit të mbeturinave, por aty e kanë numrin e punëtorëve të fiksuar, maksimalisht.

Përndryshe, ai tha se punëtorët e kanë me dije se kontrata do t’iu skadojë pasi skadon edhe kontrata e Eco-Higjienës me komunën, e po ashtu këtë e kanë të njohur edhe institucionet tjera relevante, si komuna, inspektorati i punës, Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendra për Punësim.

Ramaj tha se janë në pritje të shpalljes së fituesit të tenderit, por se do të donte që sa më shpejtë tenderi t’i jepet dikujt, që të mos krijohen situata të stresit të panevojshëm, as te komuna, as te qytetarët e as te punëtorët.

Pa kontratë, kjo kompani më nuk do të kryejë këtë punë, ka thënë Senad Ramaj, drejtor ekzekutiv në Kompaninë “EcoHigjiena”.

Përndryshe, edhe për këtë kontratë pesëmujore që është në prag të skadimit, Ramaj tha se me kohë kishte deklaruar se ishe më tepër “emergjencë” sesa zgjidhje ideale, pasi në të edhe ashtu nuk përfshiheshin në mirëmbajte të gjitha rrugët dhe parqet. Ai tha se zgjidhja është te një zgjidhje afatgjate ku do të përfshiheshin të gjitha punët e domosdoshme konformë çmimit të arsyeshëm që do të garantonte edhe cilësi edhe vende të sigurta pune.

KOMENTE