Futbollisti kosovar, Festim Alidema ka marrë një ofertë nga kampionati kroat. Paraqitjet e tij të mira i kanë rënë në sy ekipit kroat, NK Slaven Belupu.
“Vetëm kam ofertë që jam duke e shqyrtuar. Ende nuk kam vendosur 100%.”, u shprehë 21 vjeçari.
Tutje, ai ka treguar që ka oferta të shumta në Superligën e Kosovës. Në fund ai tregoi që përveç skuadrës kroate, ka edhe oferta të tjera nga klubet jashtë Kosovës.
Ekipi NK Slaven Belupo është pjesë e ligës së parë kroate ‘HNL’.
Sulmuesi anësor, Festim Alidema shkëlqeu sezonin e kaluar me Llapin duke shënuar 11 gola.