DYLON

Ramadani: Derbit zakonisht mund t’i vendos një moment, shpresoj që ai moment të jetë në favorin tonë

Ramadani: Derbit zakonisht mund t’i vendos një moment, shpresoj që ai moment të jetë në favorin tonë
Avatar photo Redaksia

Java e 15-të vjen me kryendeshjen e dy rivalëve të kreut të tabelës, FC Ballkani – FC Drita.

Ndeshja pritet të jetë derbi dhe kështu u tha edhe në konferencën e FC Drita, ku kryetrajneri Zekirija Ramadani para gazetarëve tha se janë detajet ato që vendosin për epilogun e kësaj sfide.

EkoHigjiena

“Nuk ka ndeshje te lehta, por ne aspektin e motivimit për ne si trajner është shumë më e lehtë të motivosh skuadrën. Derbit zakonisht mund t’i vendos një moment, shpresoj që ai moment të jetë në favorin tonë. Jemi në vendin e parë, kemi pesë pikë diferencë dhe normal që duhet të shkojmë për të shënuar mund të jetë gol i fitores, i barazimit apo fare i pa vlerë por ne nuk duhet të shkojmë vetëm për t’u mbrojtur. Për ne si trajner kur e ke një kundër skuadër si Llapin, Ballkanin apo Prishtinën është më e lehtë, sepse skuadra është mjaft e motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të shfaq atë kualitetin që kemi brenda në fushë”, deklaroi Ramadani.

Trajneri i FC Drita, Zekirija Ramadani foli për rrethanat e ndeshjes, por edhe përgatitjet e skuadrës.

“Do të luajmë mençur, nuk duhet të futemi aventurave, nuk duhet të rrezikojmë prapa. Fusha do jetë e rrëshqitshme, por duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe nga ndërprerjet dhe t’i evitojmë ato, të mos i shkaktojmë pa nevojë. Duhet të shfrytëzojmë inteligjencën dhe të bëjmë ndryshime kur kemi nevojë edhe nga banka rezervë, e kanë dëshmu vetën, atmosfera në grup, intensiteti është mjaft i lartë, ka volum në stërvitje, agresivitet, dëshirë për të fituar edhe stërvitjen se pastaj si do ta fitosh lojën”, ka theksuar Ramadani.

Si rëndom, kryetrajneri i Dritës u pyet për titullin kampion për çka tha se është akoma herët.

“Të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit, fitorja do të ishte e mirëseardhur por nuk do të thotë se jemi komod. Titulli ka edhe shumë ndeshje, shpresoj që ndeshjet t’i marrim siç i kemi marrë me shumë qetësi, me shumë vetëbesim dhe ashtu të shfaqet edhe brenda në fushë”, përfundoi Ramadani.

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet nesër, e shtunë, ora 13:00 në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.