Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Medeliene Albright, në fjalën e saj në manifestimin qendror për 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Çlirimit të Kosovës, ka thënë se Kosova shumë ka ndryshuar për këto vite.
“Kosova do të jetë një vend pjesë i OKB-së dhe strukturave euroatlantike. Ne asnjëherë nuk do t’ju harrojmë. E ardhmja u takon juve. Ju duhet të vazhdoni me punën dhe ne do t’ju mbështesim”, ka thënë Albright.
“Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave”, ka thënë ish-sekretarja Albright…
Për më tepër: BURIMI Epoka e re