Drejtues të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan kanë në bërë me dije se kanë filluar me furnizimin me inventar në shkollat e Gjilanit.
“Banka, karrige e tabela të reja do ta bëjnë punën më të lehtë për mësimdhënësit dhe për nxënësit. E nisëm me shkollën fillore “Abaz Ajeti”, duke vazhduar tutje me shkollat tjera të cilat kanë nevojë për kushte më të mira infrastrukturore”, ka thënë drejtoresha e DKA-së, Albana Demiri.
“Për kushte më të mira të mësimdhënies dhe mësimnxënies”, ka shtuar ajo. /2LONLINE/