DYLON

Heroi im!

Heroi im!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Florim Zeqa

Viteve të fundit është bërë dukuri e shoqërisë tonë për t’u identifikuar me emra dhe personalitete të fushës së politikës dhe jo vetëm, duke u personifikuar me heroin e tyre të preferuar, duke publikuar foton e politikanit apo të ushtarakut të preferuar me mbishkrimin “Heroi im”!

EkoHigjiena

Cilët janë heronjët e kohës sonë?

Shtrohet pyetja, sa janë heronjët e kohës së kaluar të denjë për rrethanat e kohës nëpër të cilën po kalojmë si komb dhe shoqëri njerëzore në përgjithësi?!

Secila periudhë kohore i ka heronjët e vet me të cilet krenohet shoqëria jonë.

Përderisa në vitet e ’90-ta heronj të gjallë konsideroheshin minatorët dhe arsimtarët, aktivistët dhe veprimtarët e kohës, gjatë periudhës së luftës çlirimtare heronj të dashur dhe të çmuar për popullin ishin luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë ata që u përballen me pustuesit serbosllav.

Heronj të kohës sonë konsiderohen të gjithë ata që bëjnë punë të mira për vendin pavarësisht pikëpamjeve ideologjike apo fetare, qofshin ata nga fusha e politikës, ekonomisë, biznesit, arsimit, kulturës, sportit, artit, etj.

Hero i kohës sonë konsiderohet secili person fizik që arrin të krijojë vende të reja pune për të gjithë qyetarët e Kosovës pa dallime partiake!

Hero i kohës sonë konsiderohet secili mjek që i qëndron besnik betimit të Hipokratit!

Hero i kohës sonë konsiderohet secili arsimtar që punon me zell dhe përkushtim për edukimin e brezave të rinj!

Hero i kohës sonë konsiderohet secili njeri që mbron dhe kultivon kulturën e kombit të vet!

Hero konsiderohet secili mërgimtar që jeton në vend të huaj, por që edukon pasardhësit e vet në frymën e pastër kombëtare, duke ua trashëguar gjuhën, kulturën, traditat e bukura, doket dhe zakonet popullore!

Hero i kohës sonë është edhe bujku që e punon tokën e vet dhe nuk e len ndjerrinë!

Heroi më i madh i kohës sonë është ai që nuk e braktisë vendlindjen e tij!

Por, hero i kohës sonë është edhe politikani i ndershëm që i shërben me devotshmëri shtetit dhe i qëndron besnik elektoratit që e ka votuar!

Heronj të kohës sonë janë të gjithë analistët dhe gazetarët që nuk pranojnë të hyjnë nën grilat e qeverisë apo nën tutelën e të fortëve të politikës, të cilët në mënyrë besnike dhe të pavarur i shërbejnë shtetit dhe qytetarëve, duke u bërë forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i i ndryshimeve të pëgjithshme shoqërore, të shndërruar në zë plural për ta zbuluar lajmin edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga pushtetarët apo grupet e interesit, për ti bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im analitik!

T’i nderojmë dhe çmojmë heronjët e epokës sonë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.