“Në vazhdën e takimeve falënderuese, vizituam qytetarët dhe strukturat tona në fshatin Përlepnicë”, ka bërë me dije Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Mobilizimi i madh i tyre na konfirmon vullnetin për ndryshim në komunë. Bashkëpunimi me qytetarë për çështjet e rëndësishme për ta, është zotim i yni, të cilin do ta zbatojmë gjatë gjithë mandatit. Sepse bashkë jemi më mirë”, ka thënë Hyseni, kandidati i Vetëvendosjes, për kryetar të komunës së Gjilanit, në garën e balotazhit, që do të mbahet me 14 nëntor. /2LONLINE.com/