DYLON

Ushtarakët e komponentës rezervë të FSK-së, burim shumë i vlefshëm i mbrojtjes kombëtare

Ushtarakët e komponentës rezervë të FSK-së, burim shumë i vlefshëm i mbrojtjes kombëtare
Avatar photo Redaksia

Sot, pjesëtarët e Komponentit rezervë të FSK-së përfunduan angazhimin në shërbim të filluar nga data 4 tetor e këtij viti.

Pjesëtarët e rezervës aktive të FSK-së, përgjatë muajit të kaluar ishin në angazhimin e rregullt në FSK-së duke dhënë kontributin e tyre krahas pjesëtarëve të rregullt.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe, oficerë e nënoficerë të rezervës aktive, shumë nga ta profesorë universitetesh, mjekë specialist, juristë, politolog, diplomatë, pilotë e profesionistë të shumë lëmive tjera, me angazhim dhe përkushtim të lartë, realizuan shërbimin aktiv, përkundër angazhimeve primare që kanë në profesionet e tyre.

Ministria e Mbrojtjes, me rritjen e buxhetit, do të ruajë dhe zhvillojë aftësitë ushtarake, gatishmërinë e lartë dhe aftësitë drejtuese dhe operative të ushtarakëve rezervë, si burim shumë i vlefshëm i mbrojtjes kombëtare.

Vlen të vlerësohet edhe roli i Shoqatës së Oficerëve Rezervë e cila shërben si urë lidhëse e komunikimit mes pjesëtarëve të rezervës aktive të FSK-së. Për të tjera, kjo Shoqatë në baza vullnetare kontribuon për ndërkombëtarizimin e komponentes rezervë të FSK-së edhe në instanca të rëndësishme, në funksion të integrimeve euroatlantike, njofton Ministria e Mbrojtjes  e Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.