Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, i cili në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, doli i pari me votë, shprehet i bindur se do të jetë fitues edhe në garën e raundit të dytë, në balotazh, që do të mbahet me 14 nëntor, duke e mundur kundërkandidatin, Lutfi Haziri (LDK).
“ Fitoren e madhe të 17 tetorit, do ta konfirmojmë më 14 nëntor. Pas fitores së 17 tetorit, mbajtëm një takim falënderues me struktura të Pikës në lagjen Dardania. Mobilizimi ishte i jashtëzakonshëm për konfirmimin e fitores më 14 nëntor”, ka thënë Alban Hyseni.
Përndryshe, një takim mobilizues e falënderues me qytetarë e strukturat, Alban Hyseni e ka mbajtur edhe në lagjen Kodra e Dëshmorëve.
Hyseni tha se edhe ata janë të gatshëm për ta rikonfirmuar besimin më 14 nëntor. /2LONLINE.com/