DYLON

Cili është qëndrimi i PDK-së për garën e balotazhit në Gjilan?!

Cili është qëndrimi i PDK-së për garën e balotazhit në Gjilan?!
Avatar photo Redaksia

“Siç është e njohur tashmë, komuna e Gjilanit do të ketë edhe një raund zgjedhor – balotazh, për kryetar të Komunës në mes të dy subjekteve tjera politike: LVV dhe LDK.  Përkundër rezultatit jo të mirë në këtë proces zgjedhor, PDK Dega në Gjilan mbetet subjekti politik i angazhuar, serioz dhe i përgjegjshëm ndaj anëtarësisë së saj dhe interesit të qytetarëve të komunës së Gjilanit”, ka thënë Riad Rashiti, Ud.kryetar i degës së PDK-së Gjilan.

Ai shtoi se, për korrektësi dhe transparencë për elektoratin e saj dhe publikun, Dega e PDK-së në Gjilan, nga takimet e përbashkëta të Shtabit zgjedhor me kryesinë, më pas edhe me kryetarë të nëndegëve e kandidatët për asambleist, del me konstatimin se:

EkoHigjiena

– Meqë PDK në Gjilan, në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve fatkeqësisht nuk është në garë, rrjedhimisht nuk është e përfshirë në asnjë variant në garën e dy subjekteve tjera politike për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Duke patur parasysh interesin e Degës, në këtë kuadër ne mbetemi të përkushtuar në konsolidimin dhe zhvillimin e saj për ta rikthyer PDK-në në epokën e saj të lavdisë edhe në Gjilan, thotë Riad Rashiti, Ud.kryetar i degës së PDK-së Gjilan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.