AKV ” Kemajl Azizi” nga Vitia, po qëndron për vizitë në shtetin turk.
Sipas Arsim Abazit, drejtor i këtij ansambli ata po marrin pjesë në disa koncerte dhe festivale të rëndësishme në Denizli dhe Pamukale të Turqisë.
Ai theksoi se, ky ansambël ka marrë edhe disa ftesa të tjera që të performojë në koncerte dhe festivale si në Itali, Bullgari, Austri dhe të tjera.
Abazi falënderoi antarët dhe të gjithë ata që po e përkrahin këtë ansambël në rrugëtimin e tyre, duke theksuar se ata po bëjnë çmos, që të përfaqësojnë sa më mirë vendin në shtetet e huaja. /2LONLINE/