Aktorja e famshme gjilanase, Ardiana Matoshi i është bashkuar kampanjës kundër racizmit, dukuri kjo e shprehur dhe e theksuar në ditët e fundit në stadiumet ndërkombëtare.
Matoshi në Instagram ka postuar fotografi me një varëse në të cilën është i pikturuar flamuri i Britanisë së Madhe.
Qartazi aktorja ka bërë thirrje që mos të ketë racizëm as në ndeshjen Kosovë-Angli, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimeve për Evropian.
Fotografisë i ka bashkangjitur një tekst jo të shkurtër në gjuhën angleze:
“ Angli, artistët dhe sportistët si Rita, Dua, Majlinda, Muriqi, Berisha, Rashica e Zeneli e të tjerë kanë bërë që Kosova të njihet ndërkombëtarisht.
Ne ju presim në stadiumin që emrin e ka marrur dhe është krijuar me shumë vështirësi , Fadil Vokrri.
Kosova e don Anglinë dhe i është mirënjohëse përherë, po ashtu kombi jonë i thotë JO racizmit”, ka shkruar Matoshi.