Aktivitetet e Qendrës së Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan, vazhduar me vizitat nëpër shkollat fillore dhe klasat e nënta në fshatrat Velekincë, Cërnicë dhe Livoç i Ulët, duke i njohtuar ata më rëndësinë e përzgjedhjes së profesionit të tyre dhe orientimit në karrierë.
Këshilltarët e Qendrës së Karrierrës zhvilluan aktivitetin dhe njëherësh realizuan pyetësorin më nxënësit e klasave të nënta duke filluar në shkollën Fillorë “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë, për të vazhduar në Shkollën Fillore “Ramiz Cërnica” në Cernicë.
Përzgjedhja dhe vendimi i nxënësve për profesionin e ardhshëm është sfidë për nxënësit e po ashtu edhe për prindërit. Këshilltaret e Qendrës së Karrierës me përvojat dhe njohuritë e fituara do të jenë afër nxënësve duke i ndihmuar ata në orientimin e tyre në karrierë dhe përzgjedhjen profesionale.
“Falënderojmë drejtorët e shkollave për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë krahas këshilltarëve për karrierë në orientimin e nxënësve në karrierë”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Karrierës – IAAP “Mehmet Isai”. /2LONLINE/