DYLON

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhurojnë gjak

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhurojnë gjak
Avatar photo Redaksia

Sot, më 14 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës, ka organizuar dhurimin vullnetar të gjakut nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës (PK).

Dhurimi i gjakut nga pjesëtarë të njësive speciale të PK-së, është realizuar sot në mesditë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës, ashtu si edhe në të kaluarën i është përgjigjur iniciativës së shënimit të kësaj dite, duke dhuruar gjak të bindur se dhurimi i gjakut është shembull human dhe mund të jetë edhe akt i shpëtimit të jetës.

Policia do të vazhdojë, pos aktiviteteve për të siguruar dhe ruajtur rendin dhe qetësinë publike dhe funksionimin e sistemit shtetëror të vendit edhe me aktivitete tjera si ky i sotëm në të mirë të qytetarëve të vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.