Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor gjatë periudhës kohore: 04.03-10.03.2022 ka shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Ndërkaq janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të ndryshme, si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, rripi i sigurisë , mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, dhe kundërvajtje tjera.
Pra, gjithsejtë janë shqiptuar 652 gjoba.
Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor ka hetuar 17 aksidente trafiku, prej tyre 13 me lëndime trupore dhe 4 vetëm me dëme material.
Prej aksidenteve të permendura, 6 prej tyre kanë ndodhur në rrugë nacionale, 6 në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Gjilan, 3 në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Viti si dhe 2 tjera në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Kllokot
Kurse, gjatë javës janë konfiskuar 3 patentë shofer, prej tyre: 2 syresh për tejkalim në vijë të plotë dhe 1 tjetër gjatë kontrollimit me alkool-test.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590 duke siguruar që të dhënat të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet përmes një komunikate nga Policia Rajonale e Gjilanit. /2LONLINE/