DYLON

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin britanik, Nicholas Abbot

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin britanik, Nicholas Abbot
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot, me të cilin diskutuan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Gjithashtu, ata diskutuan edhe për stadin e realizimit të projekteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

EkoHigjiena

Ndër të tjera Ministri Mehaj dhe Ambasadori Abbot u pajtuan për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.