Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor, gjatë periudhës kohore: 25.02.-03.03.2022 kanë shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna duke shqiptuar gjithsejtë: 591 gjoba. Gjatë periudhës kohore të cekur më lartë në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan kanë ndodhur 22 aksidente hetimi i të cilave është kryer nga Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, Gjilan:
a) Me lëndime trupore trupore: 18 aksidente dhe
b) Me dëme materiale: 04 aksidente
Lokacioni i aksidenteve:
a) 08 janë në rrugë nacionale
b) 07 janë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Viti
c) 06 janë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Gjilan dhe
d) 01 janë në zonë të përgjegjësisë stacionit policor Kamenicë
Gjatë periudhës kohore nga data: 25.02-03.03.2022 janë konfiskuar 13 patentë shofer prej tyre:
a) 11 për tejkalim në vijë të plotë dhe (5-Operimi me Dron).
b) 01 për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes
c) 01 për “Fëmija nën moshën 12-Vjeqare në ulësen e përparme
Gjatë kësaj kohe NJRKRR përveç detyrave rutinore ka implementuar planet operative si në vijim:
- “Operimi me Dron” në rrugën e Ferizjait (Cërnice-Partesh) dhe ka konfiskuar Patentshofer për tejkalim në vijë të plotë.
- “Sezona Dimërore” dhe janë shqiptuar gjoba për vozitësit të cilët me automjetet e tyre kanë qarkulluar në rrugë pa paisje rezerevë dhe pneumatikëve dimëror.
- “Telefonat celular”, janë shqiptuar gjoba për vozitësit që janë hasur duke përdor telefonin gjatë vozitjes së automjeteve të tyre.
- “Brezi i Sigurisë ” për vozitësit që janë hasur gjatë vozitjes së automjeteve të tyre pa rrip të sigurisë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /2LONLINE/