DYLON

Kryeprokurori Lumezi priti në takim partnerët e Projektit EUKOJUST

Kryeprokurori Lumezi priti në takim partnerët e Projektit EUKOJUST
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Drejtoreshën e Projektit EUKOJUST nga IRZ-ja, Teresa Thalhammer, me bashkëpunëtorë.

Kryeprokurori Lumezi dhe Drejtoresha Thalhammer patën diskutime të frytshme për aktivitetet  e përbashkëta, të cilat janë zhvilluar deri me tani dhe ato që pritet të realizohen në kuadër të Projektit EUKOJUST.

EkoHigjiena

Po ashtu, ata shkëmbyen pikëpamje për çështje të ndryshme, që ndërlidhen me procesin e reformave në sistemin e drejtësisë, rishikimin funksional të sundimit të ligjit dhe konsolidimin e institucioneve të pushtetit gjyqësor.

Kryeprokurori Lumezi, ka vlerësuar lart ndihmën e Projektit EUKOJUST dhënë në fusha të ndryshme për institucionet e drejtësisë dhe sistemin prokurorial.

Në fund, bashkëbiseduesit, shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit, i cili do të jetë në shërbim të nevojave të sistemit prokurorial. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.