Në kuadër të 1 Qershorit “Ditës ndërkombëtare të fëmijëve”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës, organizoi aktivitete të ndryshme zbavitëse për fëmijë.
Manifestimi filloi me shfaqje teatrale në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” dhe më pas u mbajt koncerti me këngë i shoqëruar nga nxënësit e shkollave fillore dhe parashkollore.
Pas kësaj, fëmijët vazhduan për në parkun e qytetit, për tu takuar së bashku me të tjerët duke luajtur lojëra të ndryshme, poashtu për të zhvilluar një bashkëbisedim me kryetarin e komunës.
E kryetari i komunës Qëndron Kastrati u shpreh tejet i kënaqur me organizimin e këtij manifestimi, gjithashtu me lojrat, pikturimet dhe bisedat që i zhvilloi më fëmijët.
“Nuk e kisha aspak të lehtë t’u përgjigjem pyetjeve të tyre, sepse ishin të mrekullueshëm. Besoj i keni parasysh pyetjet e tyre”, tha ai
Ndërkaq, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Arianit Ibrahimi, tha se është bërë punë e mrekullueshme nga gjithë stafi, që fëmijëve t’u sjellin kënaqësi e gëzim në këtë ditë.