Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Kufcë të Artanës, raportohet aksident trafiku me përfshirjen e një automjeti me tabela vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull K/serb, si dhe një këmbësori në lëvizje viktimës femër K/serb.
“Si pasojë e lëndimeve viktima fillimisht dërgohet në spitalin rajonal të Gjilanit e më pas dërgohet për trajtim mjekësor në QKUK-së”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari pas arrestimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.