AKR në Gjilan themelon Nëndegën në fshatin Shurdhan. Antari i kryesisë Vehbi Salihu, njëherëësh shef shtabi zgjedhor në degë, i falënderoi iniciatorët për organizimin e këtij kuvendi të nëndegës.
“Unë ju garantoj se me AKR-në do ti kthehet shpresa qytetarëve në institucionet publike, unë besoj se këto zgjedhje janë përcaktuese për të ardhmen e vendit ku me votën tuaj do të ndani të mirën nga e keqja, programi i AKR-së është i bazuar në zhvillimin ekonomik të vendit” tha Salihu.
Të pranishmit i përshëndeti anëtari i kryesisë Tefik Ibrahimi ” Nuk ka shqiptarë më autoritativ, më të respektuar në botë se Presidenti Behgjet Pacolli e njeh bota mbarë për mrekullitë e tija të ndërtuara me vite kudo, është një njeri që ka dhënë gjithçka për popullin e tij, është koha që ne ta vlerësojmë dhe ta shpërblejmë duke e votuar, sepse e meriton mbështetjen tonë”,ka thënë Ibrahimi.
Po ashtu të pranishmit i përshëndeti anëtarja e kryesisë së degës Drita Maliqi ” Ju lutem të punojmë të angazhohemi së bashku për një AKR e cila do ta kthej shpresën për Kosovën, një gjendje të tillë të mjerueshme e ndërron vetëm se vota e qytetarit”, ka thënë Maliqi.
Punimet e kuvendit i hapi sekretari i degës Arianit Ibrahim “Ndihem i gëzuar që AKR po shtrihet në të gjitha lokalitetet e qytetit në çdo cep, lagje dhe fshatra, vizioni i Presidentit Pacolli për zhvillim ekonomik është më i duhuri që ti kthehet perspektiva e të rinjve që çdo ditë e më shumë po e braktisin vendin si pasoj e kushteve të rënda për jetë, andaj vota juaj në këto zgjedhje është mase e vlefshme që ti jepni një goditje të fuqishme atyre që e degraduan çdo vlerë të këtij vendi” ka thënë ai.
Nga delegatë e pranishëm për kryetar u propozua Ibush Sahiti, dhe mori mbështetjen e plotë, ku u votua me aklamacion, po ashtu u përzgjedh dhe kryesia që do të udhëheqë me këtë nëndegë.
1. Ibush Sahiti Kryetar
2. Shaqir Shabani Nënkryetar
3.Elvi Mehmeti Nënkryetar
4.Abdulla Idrizi Sekretar