DYLON

Vetëvendosje: Të shtyhet afati për regjistrim jashtë vendit

Vetëvendosje: Të shtyhet afati për regjistrim jashtë vendit
Avatar photo Redaksia

Dje, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një kërkesë me shkrim drejtuar KQZ-së duke kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrim për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit.

Megjithëse, formalisht e drejta dhe mundësia për pjesëmarrje në votim ju njihet me ligj, praktikisht ju bëhet e pamundur për shkak të afatit të shkurtër për regjistrim dhe mungesës së informimit të votuesve për mënyrën e regjistrimit dhe votimit, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes.

Ngjashëm si në zgjedhjet e kaluara, periudha e regjistrimit prej 15-22 maj është tejet e shkurtër për t’u njoftuar, përgatitur dhe dërguar dokumentacionin e nevojshëm për të gjithë ata që janë të interesuar të votojnë përmes postës.

EkoHigjiena

Edhe më të pamundur e bënë fakti, që gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur gati se fare fushatë zyrtare të informimit të qytetarëve jashtë vendit mbi mënyrat, afatet dhe kushtet e regjistrimit për të votuar.

Procesin e regjistrimit edhe ashtu e ka dëmtuar edhe më shumë fakti se gjatë gjithë kohës ka pasur njoftime deri në konfirmimin zyrtar se email adresat zyrtare të KQZ-së, në të cilat dërgohen aplikacionet kanë pasur probleme teknike deri në mosfunksionim të plotë me orë të tëra.

Prandaj, duke pasur parasysh të gjitha këto, kërkojmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që në përputhje me përgjegjësitë e saj dhe mbështetur në parimet dhe standardet më të mira ndërkombëtare për një proces gjithëpërfshirës dhe ku e drejta e votës garantohet dhe u mundësohet të gjithë votuesve, kërkojmë që afati i regjistrimit të votuesve jashtë vendit, që është vendosur të përfundoj me 22 maj, të shtyhet deri me 25 maj 2017, thuhet në fund të komunikatës të Vetëvendosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.